Plazhi i braktisur-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Lejlekët u kthyen në plazhin e braktisur.Gjetën copëra qelqesh.

Hedhur përmbi rërë.Diku ,në një cep një gazetë e vjetër, e grisur.

Një bizhu gruaja e rrëzuar.Në sheshin e orkestrës.Vezullonte nën hënë.

2.

Lejlekët u kthyen në plazhin e braktisur.Në rërën e lagur dhe nën tëndë.

Kruanin sqepët.Dhe çukisnin .Diku me laps një shenjë e lenë.

Te moli i vetmuar.Shetitorja e beqarëve .Pista e vallëzimit.Dhe këngë.

I heshtur plazhi në vjeshtë.E heshtur dhe dallëdia e flokëve të vashave nën hënë.