Pleqëria u ngjall-Vladimir Muça


Si Krishti pleqëria u ngjall

Kur sholli i këmbëve

Zjarrmon në të mpira;

Truri i shpresës gjallon

Kur ulem i përgjumur

Nga shum çudira.

Shpresa,shpresa e syrit tim

Trandet kur rrugës kalon rinia,

Vegim i jetës si një trishtim

Mbledh nga jeta

Thërrimet e shoshitura.

Qeshor2023

KALËRIM

Mëngjesit në patrullë pa ja kursyer shporet,

Kalëroj buzë detit, Godullën lej pas,

I dehur, trullosur krejt nga visoret

Që shkonin nën patkoj, e humbnin në çast.

Kali shkumbëplotë s’u bindet frenimëve

Kur qiell i dritësuar, në arë i lyer,

Syri i zgjuar sulet mbi Tanë, korijëve

Me një dritësirë si pasqyrë e thyer.

Veç patrulla zgjuar, Gjithçka fle thellë

Ku në batllat dallgët kalërojnë si Farisejtë,

Unë tres shikimin nën ndriçimin e thellë,

Kaosin e mëngjesit përfshij shpejt e shpejt.

Rushkull1976

SHËRIMI YT

Vitet t’u thinjën mes vështrimëve levend,

Nër sytë e tu e dashur dhimbja u mbyt.

Grua, m’a jep mua dhimbjen tënde,

Të bëhem ilaç, të bëhem shërimi yt.