Pleqërim me lëngimin e një lisi-Nga Dr Selman Mëziu


                                          Meditim

         Lisi dhe njeriu në kurora breznish të shkrirë në një. Dushku, lisi, ndihmoi njeriun që në kohët primitive. Lendet e tij u përdoren si ushqim i shijshëm e i preferuar prej tij. Gjithëçka nga trupi i tij, i shërbeu njeriut. Që nga djepi, luga e drujt, ndërtime kasollesh të drujta e deri te pordiat e varrit. Me të drejt, njeriu e shejtëroi. Prandaj njeriu në gurgullimën e shekujve e respektoi. Gjithnjë ka luftuar në hojet e mjalta të shekujve t’i shembëllej atij. Duke qëndruar i fort si një lis. Në tisin e jetës në kamë e të shtrirë ndër jetë të jetëve, së bashku. Ndër kohë, edhe i shëndetshëm si një lis. Shtat gjatë sa një lis u bafsh, urojn nanat tona. Krijofshi një familje sa lendet e gjethet e lisit, urojn bijtë e tyre prindërit tanë.

      Njeriu filloi të mendoi. Ai krijoji duke përdorur trurin, veglat e punës, enët e gatimit dhe ngrenies prej trupit e gjymtyrëve të tij. Lisat, dushqet shtatëlart i shërbyen me bujari dhe ndër shekuj njeriut. Prandaj ai përkujdeset për dushqet, lendet, lisat. Si babai e nëna për fëmijët. Me kalimin e shekujve, si ujvar shkumbëzeuse plotë bukuri rrezatuese, lindën shekncat e pylltarisë. Ato janë dije të formuara, gur pas guri, të shkruara, e të vendosura në themelt e kujdesimit për pyllin e dushkajat në përgjithësi. Duke mësuar ato, u shkolluan pylltarët. Teknikë e inxhiniera pyjesh. Kujdestar ngarkuar me shkencë, dashuri e ‘’energji pozitive.,, Lindin, rriten, moshohen bashkë me lisat. Përqafohen, duhen, bisedojn  marrin force e energji nga njëri tjetri.  Kuptohet jo të gjitha këto me të njëjtën intensitet dhe forcë.  Mirëpor ja  që ndodh si dukuri e natyrshme.

      Përsoset e zbatohet silvikultura, shkenca e trajtimit, qeverisjes e administrimit të pyjeve edhe në dushkaja. Mirëpor  lisi mbetet lis shtatëlart, zbukurues e element kryesor i arkitekturës së peisazhit, rrjedhimisht bukuri rrezatues. Si njeriu në shoqëri e inxhinieri në mes pylltarëve. Sigurisht lisi shekullohet duke pushtuar tokë në thellësi ku ushqehet, pushtues ajri, ku merr frymë, dritë e uji.  Njeriu i është larguar paksa lisit, si ushqim. Mirëpor ai mbetet druri më i çmuar për atë. Pylltari kujdest që ai të hedh shtat, të kërkoi dritë, të jetoi. Kujdest pylltari, për t’a mbrojtur nga dëmtues të ndryshëm, deri edhe  nga specia e tij keqbërse. E në gjithë këtë kalvar, njeriu përpiqet të krahasohet me atë. Të imitoi atë.  Pse jo, ta përqafoi, të kuvendoi nën hijen e tij. Sigurish t’ ngjaj atij nga forca, durimi i dhimbjeve, plagosjet, forca e deshira për të jetuar etj. Natyrisht duke menduar, shikuar, degjuar, e ndjere  njerëzizht gjithëçka rreth e rrotul tij, ajrin e bjeshkëve e atë të deteve mbush me jone.

   Vjen një moshë edhe ai kafshohet, brehet nga insekte, sëmuret nga këpurdha, bakteriet, virueset etj.  E ato fillojn aty ku trupi i tij përqafon me dashuri tokën nga ku furnizohet me materien e parë.  Njeriu i jep kurajo, zemër duke e mjekuar e kujdesur. Si doktori njeriut të sëmur. Dhe ai gëzohet, kur insekti zhduket e qeniet e tjera vdesin. Njeriu përsëri kujdest me shpirt e zemër. Njeriu deshiron  ta shikoi sa ma të shëndetshëm. Kështu ndodh edhe pylltari me pylltarin, njeriun me njeriu. Pse jo edhe bashkëjetuesit përqark. I ngjajn shoqërise njerëzore. Edhe pylltari, sëmuret përgjatë moshimit. E doktori e viziton i jep barnat, ai merr veten e fillon punën,  veprimet e ditës.  Ndjek regjimin që i japin mjekët. Pastaj krijon, vepron, gjykon ngjarje e veprime, dhe qelizat vazhdojn metabolizmin e tyre. 

     Shikojm mjaft plagë në fund trupin e këtij lisi. Nga trupi i tij brejtësit minator nxjerrin pjese nga trupi i tij.   Të miellëzuara, të grira.  Mirëpor ne kemi besim te shërimi i tij.  Do t’a bëjmë më mirë me shëndet. Do t’a kemi në gjirin tonë, prane nesh. Lisi ose dushku, shparthi shtatëlart do të ruaj formën e trupit, gjethet e vringëlluara të gjelbërta e kuqëluara sipas stinëve, ligjeve biologjike. Natyrisht gjymtyrët veç do të zgjaten.  Ai ka besim te ne.  Sigurisht edhe ne kemi besim te ai.  Kumtet e shpreses dalin nga zemrat e mira e bujare të të dyve.  Ne gezohemi sëbashku. Ripërtrihem shpirtërisht e moralisht sëbashku. Natyrisht nuk ka si të ndodh ndryshe.  Jeta vazhdon.

01.07.2024                                                 Pylltari S. Meziu