Pleqërim ne vetëm…!Selman Hysi


Si dikur nuse, Nena çohet herët
ne mëngjes…
Plakut i bene kafen, ulur n’krye te qoshes…
Mundohet t’shikoje filxhanin e kafesë..
Plakut i hedh rremuze,femijet ne kurbet…

Hajde “plakush” punët
ti fillojmë.
Beje gati kërrabën bagëtitë qe ti çojmë…
Pastaj merre pecin te tolle një byrek..
E gatuan me gjalpë “rrahur” ne dybek..

Edhe tek miku, patjetër qe duhet
vajtur…
Pleqëri e shkrete, gjunjët u janë “trashur”
Por dhe njeri-tjetrin e “thumbojnë”
Te na rrojnë NENAT parti,se punet vijne e shkojnë..

Kishim një parti te vetme, tani
zyrat nuk ua dimë…
Edhe “Paria” e fshatit ka marre arratinë…
Rruge te vetemuara,qen kudo ulërijnë…
Pleq te ze syri, ndjenë shume VETEMINE!

Dy fjale dhe për zgjedhjet
lokale…
Votat do t’ja japim, më te “mirit” ne lagje….
Te na rroje djeresa,qe derdhem ne vite…
Pension kooperative, na e bene me hile…