Plis bardhë jam-Feri Arifi


Që kur lisat dolen mbi tokë
Shqip fillova të flas
Mirëmëngjes thash
I përshëndeta trojet e mia

Tungjatjeta deri në mbarim.
Kam Shqipërinë, atdheun tim…
Atë pak vend!
Troje kam Ilirik e Pëllazgji

Që armiqtë e coptuan
Në tokën time mbeta
Jo se luftova unë
Nga varfëria nuk munda të iki

Këtu mbeta dhe jam
Manastir, Lezhë, Vlorë, Prekaz
Tanushë të shenjta i kam.
Shenjë të parë Flamurin kam.