PLISBARDHË JAM
Që kur lisat dolën mbi tokë
Unë shqip
Fillova të flas
Mirëmëngjesi thashë
Jungjatjeta deri në mbarim
Kam Shqipërinë,
Atdheun tim…
Atë pak vend
Troje kam Ilirikun
Pëllazgjinë si Kontinent
Që armiqtë e copëtuan
Në tokën tonë
Unë mbeta
Jo se luftova
Nga varfëria nuk munda të iki
Këtu mbeta dhe jam
Manastir, Lezhë, Vlorë,
Tetovë e Kumanovë
Prekaz, Tanushë
Tash e dikur
Të shenjta i kam
Sikur flamur.