
Kur të iki vesa përmbi bar, vivari ynë do qethë pllajat,
te hunda vogël e arushës së madhe dhe drurëve të bajameve,
te sheshi i ilqeve,
ku mblidhen vashëzat, perëndit kishin shkruar orën,
ylli i vogël do të varej përmbi lisat e teqesë,
në mëngjes.
I kurthuan barinjtë në vathë,kështu u thinjën ata në këtë jetë,
gazi i vocërrakëve të mëhallës tonë:”U plake çeço u plake…
mëndë qengjat,mil pllaja,priu leshrat e gjata në verë…”.
Blegërinin pllajat,lehnin në tym, qentë e kopesë,
u zbukuruan edhe këtë herë leshbardhat,
pa asnjë permanent,
mes lotëve që u rridhnin për lakuriqësin e tyre,
flitej shpesh
graria nën hije të bajameve zgjatnin në erë fijet të arta.
Frynë puhia e lehtë e muzgut,
valëzojnë lulëria,
u hap vatha,bariu përpara,sipër një kupë e qelqtë me hënë,
pllajat këpusnin fijet e rigonit,ndër karkaleca që hidhen gjeth me gjeth.
-Ku shkojnë ngadalë kokulur,të bekuarat e Perëndisë,uratat…?
Në vërri…
Yjet lexojnë drejtimin.Ndrijnë xixëllonja. Shtegëkalimi në mes.