Ylli Lalo

Po cfarë më tepër se keqardhje !?
Po, ç’mund ti ndal
litarët e shiut
keputur nga diku
e rrjedhin nëpër qelqin e pastër
trishtimin?!
Më dhemb,
sa shumë më dhemb,
tek shoh përditë Injorancën
të vetëkurorëzohet
me varferinë e ekzaltuarit !
Ç’ti them këtij
të vetëquajturi “Zot”
që ëndërrën e vetë ka mbyllur
në gotën e naivitetit fëmi?!
Më dhemb,
vërtet më dhemb!
Të “keqen shaka” bëri Zoti me të,
dhe ai…
paditur as vetë,
mbi shpinën e Atit të tij
tashmë harbuar qëndronë
e ndihet një “Zot Universi”. !!!!!