Po edhe shpirtin-Vera Abdyli


Vera Abdyli

E ndajmë sikur një mozaik

Tretem për fusha t’paqës

Si pa kush der në këtë dakikë!

Sa nuansa ka dashurija

letër a një foto e paprekur

Etja dejzit i perthanë

Ç’shije ka…zharritem

E kujt i preket lulja e heshtur?

Ti në boshtin e lumturisë

Ndalon, para këmbëve të mija

Nguron asnjë fjalë pa e thënë

Aty pushon, aty zgjohet dashurija!

Ti brenda dejve të mi gufon

Inspirues i qiltersisë

Kujdesi yt sikur t’ramohej

Refreni i shejtë i Perendisë!

Sa herë i këndoj syqiellit

Atij burrit, buzëqershi

Liri poetike, fole për çdo njeri!

Në kafene, gotat thehen çdo ditë

E puthen nëpër tregime dashuritë

Vajë e mornicat për kitaren e brunës…

Eh, më të zgjuar esëll,

bjondina më rri në prit…!