Po fryn një erë …Bajram Torba


Bajram Torba

Po fryn nje ere, shkrepsja me fiket,

Kurizin kthej, kerrusem pak,

Cigarja si filize me dridhet,

Tek thith me etje tymin farmak.

Po fryn nje ere, floket me cmenden,

Gishterinjte ne ta i fus si cfurk,

Pertoke te c’thurura gjethet enden,

Nje dege kerciti kur u keput.

Po fryn nje ere si rralle here,

Ndonese dielli atje po ndrit,

Domosdo eshte dimer, s’eshte vere,

Po kridhet me mburrje kjo stine.

Po fryn nje ere, ere e bekuar,

Arome parfumi sec perplas,

Dy kembe te bukura ka zbuluar,

Perze veshtrimet plot maraz.

Po fryn nje ere me uturima,

Gjokse djmoshash sec levdohen,

Une rri sodis me dritherima,

Ngre jaken lart, qe te mos ftohem.

Po fryn nje ere si asnjehere,

Eshte ende dimer, s’ke c’i thua,

Rrembimthi iki te hap nje dere,

Te ngrohem…asgje tjeter s‘dua…

Po fryn nje ere si asnjehere,

Eshte ende dimer, s’ke c’i thua,

Rrembimthi iki te hap nje dere,

Te ngrohem…asgje tjeter s‘dua… Bajram Torba