Po ikën vjeshtë?Eduart Veli


Po ikën edhe sivjet ,ti moj vjeshtë ?

për ty,ne mbetem përherë të malluar..

Po largohesh me hapin tënd të lehtë..

Ike më le në gjumë,nuk isha zgjuar!

Të shoh në sytë e shoqes time Setit..

Po na ikën mikja jonë ,prapë më thotë..

Një pikëz loti ,zbret nga sytë e poetit ..

Ka vite që me ty,çmallemi nëpër botë!

Je stinë e bekuar o vjeshtë,je kryestinë

Stina e dasmave ,të quanim ne dikur.

poetëve,me finesë ju rrëmben poezinë..!

Me vellon verdhëkafe,oh,ç’të ka rënë nur !

Po ikën o Vjeshtë,por ende je mes nesh ..

Do të dehemi akoma, me tënden aromë.

Çdo ditë na ledhaton,na flet,na buzëqesh ..

I dëgjon zërat Vjeshtë ,rri dhe pak të thonë !

Po ikën o Vjeshtë,si ajo vajza flokëverdhë.

Të desha shumë,ndoshta si askush tjetër,

Vargje ngjyer në zemër,për ty kam derdhë.

Me ty kemi shumë kujtime,o mike e vjetër!

Po ikën o Vjeshtë,po qan me litarë shiu?

Të lutem,lëri vashat të vishen me fustane

Nëse ikën ti,,do fryjë murlani,do fryjë Veiu..

Edhe pak,do të blegërinë qngjat në stane !

Rri dhe pak moj vjeshtë,lë lutem unë poeti

Çdo ditë që largohesh,na sjell veç trishtim..

Ti je si nuse me vello,ti je si një valëz deti..

Mos ik ,do të fus të gjithën në shpirtin tim !