Po ikin të gjithë..!-Ardian Muça


Ardian Muça

Po ikin të gjithë..!

Sa shumë vrapuam.
S’i maratonomakë..!
Dhe kohën e sfiduam.
Të gjithë ikanakë.
*
Zemër ngrirë ikëm.
Në të ëmblat mote.
E sfiduam frikën.
Zezinën e asaj bote.
*
Tokën e kësaj ujdhese.
Mbrojtur me jetë e gjak.
Ushqyer me bulza djerse.
Braktisjen se ka hak..!
*
Rrëshqitëm kësaj epoke.
Notuam,ecëm,vozitëm…
Qemerin e kësaj toke.
Me thonj’ e prashitëm.
*
Dhe hëna na rrinte larg…
S’i han e përdor alieni.
Dielli përpëlitet në çark.
“Po i soset hidrogjeni”!..
*
Ikëm në radhimë ikëm.
Bashkë morëm mërgatën.
Karvanët i mbrehëm ditën.
Pabesia na vrau natën.
*
Botës i mësuam napolonin.
Me helm na e serviri gotën!
Gjithnjë ujdhesën tonë lakmonin.
Dhe s’i haraç na dhuruan rrotën!..