S’di nga ike, nga verove..?!
Po vjen dimri zemërak.
Në ç’kullota më vjeshtove.?
Dhe nafaka u bë merak!..
S’di në ç’kodra e zabele?!
Hëngre gjeth’ a bar të thatë?
Me tagji a shëllirë u vele..?
Ku shuajte etjen moj e ngratë?!
Nga më brodhe moj mëkatare?!
Qumshtin s’di kush e kulloj?..
T’kisha kece dhe manare
Vetëm baloja m’tha,:”ajo shkoj’!..
Arkimedit i mora teleskopin.
Me levën e tij lëviza botën
Në purgator bëra peshkopin.
Me Sizifin e mbyllëm portën.
Kujtoj moshën e djalërisë
S’e ç’pa mali,ma puthi deti.
Mbuloj rrudhat e pleqërisë.
Dhe më sheh,veç nga portreti..!
