—————————————-
Kur po lexoja sot në mëngjez
disa poezi të miqëve të mi
një mall për ta,në gjoks mu ndez
mu duk vetja mua,si tjetër njeri.
Si Naim Frashëri,të gjithë ata shkruanin
që të gjithë shkruanin nga larg,në-mërgim-
mendime acaruese në kokë po më kalonin
si u katandis këto vite,ky vëndi im.!?
Shkruajnë për ditë,shkruajnë me mall
për vënd-lindjen,për njerëzit e dashur
se i ka kapur në këtë kohë,ky dreq hall
dhe në jetën e tyre,vështirësi kanë hasur.
Kurse unë shkruaj,për të mirin dhe djallin
njëherë i gëzuar,njëherë me pikëllim
sepse unë të paktën,këtu e shuaj mallin
sepse jam emigrant,brenda vëndit tim.
VILSON MERSINLLARI.
VLORE-ALBANIA.