Po mendoj-Ilmi Cani


Vallë; ku është fshehur dashuria!

Ku strehohet?!

Brenda frikërave?!

Frikërat njerëzore.

Ai tundim që trondit shpirtërat;

Ai zjarr i ndezur prore.

Po, ku fshihet bre! Ku është futur?!

Në gushën e një harabeli, a një pëllumbi të zbutur!!!

Në jetën njerëzore, me dilema mbushur.

Por; mos ma fshih dashirinë!

Të gugas si një pëllumb i ngopur!

Mos ma fshih dashurinë!

Le të vdes si pëllumb i ngopur;

Si burri i joshur.

Mos ma fshih dashirinë, shkurreve të dyshimit.

Thuaja ditës, frazën e shpirtit, tej vetëmohimit.

Mos ma fshih shpirtin,

Në zgavrën e zvetënimit!

Pikëpyetje????!! Dyshim?!!

Ushqe dashirinë, në krahët e zogut tim!!