Po munde ta gjesh-Rajmonda Qose Shkopi


Rajmonda Qose Shkopi

Po munde ta gjesh..

Mos më sill mjegullën e hirtë

Me rrjetë të dendur boshësie

Më sill pak ajër , pak dritë,

Ujë burimi dua prej Shqipërie.

Nuk dua gjethe të thara të trishta

vjeshtës që lëkurë ndërron,

Jam e pastër , më pëlqen bardhësia,

Dhe asnjëherë s’u bëra kameleon.

Ndaj më sill një gotë miqësie,

Mundësisht mbushe plot e për plot,

Se kam mall të pi , të dehem,

ta mbys detin e shpirtit me lotë.