Po nesër mos m’del ma përball-Donike Rrethej


SOD T’KAM FALË …

PO NESËR MOS M’DEL MA PËRBALL.

M’ndodh me u ba andrra e mungueme ,

e netve boshe ,t’zbrazna,

pesha e nji lotit q’i tuj rrëshkitë ,

kallxon sekretet e zemrës.

Her bahem kohë e ikun…

e ditve t’mija ,

pesha e mij dashnive t’rreme.

Grimcat e shpirtit m’tretën rrugës,

e mbeta në gjysë.

Tuj e dit se kjo botë ?!

këta njerëz ikun e vijnë,

si dhimbjet ,pa t’pyet.

M’ndodh me t’dasht tuj t’urrye ,

tuj e dit si je ,

tuj e pritë ardhjen tande ,

sod ?!

Sod si e pafe.

T’shoh e t’flas !

ashtu n’heshtje me vedin,

e shoqnin q’i mbajnë kujtimet tesh t’kalbna.

t’arnueme me pjesët e trupit tem q’i lashë n’kohë t’humbna kot.

Mbrenda mejet t’deshta ….

n’mij kohë ,

sa koha mu ba jastëk pritjet,

i andrrave t’fjetna,

i puthjeve imagjinat,

i prekjeve t’ankthshme ,

t’dhana tesh ashtu n’ajër ,

n’ajrin q’i mes nesh asht i pamatun.

Ika…

Ike…

Ikme n’stacionet e mjegullta humbëm tuj dekë,

e pritjet i vulosëm n’shpirt,

si dy udhëtarë q’i skanë kufij ,as limit,

as rranjë ,as Mekë.

T’fala !

Për kët mos prit ma faljen teme,

e bana faljen për mue,

jo për ty,

se nuk gabove veç ti ,gabuem n’dy.

Ti ke me thanë :

Je e shenjt?!

Jooooooo….jam njeri normal si ti q’i sod e ndjeu ashtu me t’fal,

q’i nesër ,nesër s’due me t’pas ma përballë.

M’ndodh me u ba hije e vedit burrë,

jotja?! Jo e jotja ma kurrë.