Po rrëshqasim…!Zihni Ndregjoni


Kjo që ndigjoj e përjetoj më “vret”.

Kush nuk lëndohet,kush nuk bërtet.

Kur ndjen veç katrahura.

N’atdhe,të vet.!

Pse more të vjen çudi.

A s’po e pësojmë, unë edhe ti.

Ti a qorr,a shurdhuar je.

Nuk i ndjen bëmat,që bëhen mbi ne.!

Për veç halleve ngarkuar.

Duan vlla vlla, për t’na coptuar.

A e shef a e ndigjon.

Se shqiptari,shqiptarin qëllon.!

Mblidhe mor veten o bir Shqipnie.

E mos shkelmo,t’ardhme fëmie.

Thirri asaj mendje e mos e humb.

Për bes dreqnia,po na mposht e mund.!

Thirri ndërgjegjes kombtare.

Se po na shuhen,vyrtytet shqiptare.

Po rrëshqasim m’nji humner.

E vështirë të ringrihemi,më m’ndonjiherë..!!