Po të pres-Kumrie Avdyl Shala


Kumrie Avdyl Shala

Po pres si i verbëri për ta parë dritën.

Po pres t’më thërrasë zëri yt që zemrës t’i japë ritëm

e syve t’ua kthejë dritën.

Unë të pres, s’më bëhet vonë, vetëm ti dashurinë mos e fsheh!

Thuaj, thuaj që më do!

Se atë ditë kur u pamë, zemrat tona rrahën fort.

Sytë kur u takun, xixa lëshuan

e trupi avullonte si uji i valuar.

Atë ditë s’ma lëshoje dorën, diçka doje të më thoshe.

Vallë ç’të mundon, çfarë ke?

Mos rri i strukur si zogu në fole,

dashurinë nga unë mos e fsheh!

Thuaje, thuaje, po të pres, Mos më le të vuaj e të rri gjatë me shpresë,

se kafkën ma zhbirove anë e përtej.

Një lëmsh tëmthit seç iu bë.

Shprehe dashurinë, të lutëm, të heshtur mos e le!

Çdo mëngjes të pres,

Pres të më zgjojë zëri yt, sepse unë të them që të dua.

Nga askush nuk kam frikë.