Po ti ,cfarë bën cdo ditë për vendin tënd?


Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëzit i kanë kthyer sytë nga jetesa e shëndetshme përfshirë këtu shëndetin fizik dhe mendor. Dhe jo vetëm.. Fokusi nuk ka qenë vetëm vetjak por më tepër se aq , global. Fushata të shumta ambientaliste janë ndërmarr nga aktivistë ndërkombëtarisht për të ndihmuar Tokën. Tashmë shumë blogerë dhe figura të njohura për publikun promovojnë mënyrat ekologjike në përditshmëri , zvogëlimin e përdorimit të plastikës , dhe ndotjes në përgjithësi. Por nuk mbetet vetëm me kaq. Edhe vendi ynë është bërë pjesë e nismave në ndihmë të mirëmbajtjes së planetit. Njëra prej tyre ishte ndalimi me ligj i përdorimit të qeseve plastike nga data 1 Qershor. Personat e ndjeshëm ndaj ambientit nuk i mungojnë as vendit tonë. Profili më i ri në Instagram me misionin e ndërgjegjësimit dhe promovimit të përdorimit të produkteve alternative gjatë përditshmërisë , Elen_Veg , na tërheq vëmendjen për një qasje ndryshe. Tema nga më të ndjeshmet janë trajtuar me shumë dashuri nga krijuesja e faqes. Ne kemi mundur të bëjmë një bisedë të shkurtër për të kuptuar më shumë.

-Përshëndetje Eleonora , është kënaqësi të ofrojmë kontributin tonë të vogël në cështje kaq gjithëpërfshirëse,por fillimisht na trego cfarë nëkuptojmë me termin Sustainability?

-Sustainability nënkupton të mundësosh vazhdimësi për një kohë të gjatë në aspektin social, ambiental dhe shoqëror. Më saktë do të thotë të reduktosh shpërdorimin  e resurseve natyrore duke siguruar një jetesë harmonike me Tokën.

-Përse kërkohet bashkëpunimi i vazhdueshëm i individit për mbrojtjen dhe shpëtimin e planetit?

-Sepse shifrat kanë filluar të bëhen shqetësuese : Temperatura në muajin Shkurt 2020 në Antarktidë ka arritur vlerën e 20 gradëve. Sot numërohen 68% më pak kafshë në krahasim me vitin 1970.

-Por cfarë mund të bëjmë ne për të ndihmuar sado pak?

-Ne mund të zgjedhim alternativa ekologjike në përditshmërinë tonë duke reduktuar clirimin e dioksidit të karbonit në ajër, duke ricikluar veshjet , duke konsumuar ushqime miqësore për natyrën dhe shëndetin tonë, duke eleminuar plastiken njëpërdorimshme me produkte ekologjike shumëpërdorimshe. Zgjedhjet janë të pafundme mjafton dëshira jonë. Është e rëndësishme të kuptojmë se veprimet tona ndikojnë drejtëpërdrejt në planet, atëhere zgjedhja mbetet e jona : të neglizhojmë pasojat apo të ndihmojmë për një jetesë të shëndetshmë në gjeneratat e ardhshme?

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author