Po t‘jemi t’bashkuar, zëri n’pjedestal ka për t’nau dëgjuar…Sami Arifi


Shkruar poezi nga Sami ARIFI
Po t‘jemi t’bashkuar, zëri n’pjedestal ka për t’nau dëgjuar…

Shkruan: Sami ARIFI

Me ftesë pune në një vend për miqësi,
ishte njeri ndër ta zhurmagji…
Rrahte gjoks t’gjitha i di,
dorëzat pa lidhë i kishte lënë…
Sepse s’ishte n’atë profesion…

Pak janë tillë njerëz që thonë gjçka dijë,
por dëm t’madh bëjnë n’shoqëri…
Zvoglojnë përpjekjet për punē madhore,
çështjet kruciale na mbesin pas dore…

Fryma e punës kolektive mos të dëmtohet,
individi pengesë t’largohet…
Punēt e mēdha bëhen bashkë,
armiqve frika u hynë n’asht…

Si individ m’koti jemi,
kur frymë kolektive t’punës s’kemi…
Po tjemi t’bashkuar,
zëri n’pjedestal ka për t’nau dëgjuar…