Po vdesin ata që pa studiuar edukuan fëmijë e tyre,
pa asnjë të vogël ndihmë
po humbasin vlerat e njerëzve më të dashur.
ata që kanë vuajtur më shumë në breza,
ata që punonin natë e ditë,
duke ngrënë njëherë se mendonin për fëmijët.
Po vdesin ata që lanë vlera të pa zvëndësushme,
ata që ndërtuan shoqërinë e sinqertë,
po vdesin sot në vetmi,
në një kohë të pa mëshirshme,
duke pritur nga dera fëmijët që si shikojnë me vite
me lot në sy nga malli të përqafojnë nipër e mbesa,
Po vdesin duke mos I harxhuar fëmijët e tyre,
po dhe varrimi i u bëhet nga komuna
po ikin ata që lanë gjithçka,
pa kërkuar asnjëherë interes nga kjo kohë e babëzitur,
nga kjo kohë që nuk kursen as vellan nga vëllai , urrejtjes ndaj pasurisë
po vdesin duke lënë një mal me brenga
dhe një foto të vuajtur në ndonjë qosh të shtëpisë,
Botë mizore me njerëz pa shpirt.
