Po vjen profeti i ri nga Iliria-GezimLlojdia


GezimLlojdia


Pjesa e parë


1.
Turma ka dalë në shteg.Nuk është Galileja.Dhe nuk ka lumenj.As erëra të papritura.Dhe as shkretërira.
Nuk ka kryq e xhevahire.Nuk ka çallmë.Dhe ,nuk vjen nga Meka e Medinja.
2.
Nuk është një lamë.Dhe as nga Vatikani.As nga lindja.Nga Rusia,as nga Irani.
Është deti i paani.Është agimi i ëndrrave.Dhe oqeani.Nuk është piktori, as poçari.
3.
Nuk është i vdekuri,por është i gjalli.Nuk vjen nga balta.As është endacak.
Nuk është tymi,por është zjarri.Nuk është fundi, por fillimi. Nuancë,dije dhe fije ari.

Pjesa e dytë


4.
Nuk është errësira, por dritësimi. Nuk është dhimbja, por lehtësimi.
Energjia vjen nga eteri. Nuk janë unazat mashtruese të Saturnit.
Është Jupiteri. Pika e vesës. Dhe tërfili. Nuk është gjembi, por trëndafili.

Pjesa e tretë


5.
Nuk është as Hëna, por është Marsi. Fara dhe asteroidi.Po vjen profiti.
Nga vjen ky burrë? Ku janë viset e tia?-Ju e prisni të vijë?
Nga Jeruzalemi. Nga Arabia. Apo nga Tibeti. Diku nga Azia.
Toka e Arbërisë, quhej dheu. Andej nga erdhi Skënderbeu.
Frashëri dhe mësimi.Erdhi Naimin.Isa Boletini. Nuk ka vdekë, or jo shqiptari.
Deti jugor.Qyteti i mesdheut, pruri Ismail Qemalin.
Si dikur.Ringjallet Iliria.Shkërmoqet Azia.Përmbytet shkretëtira.Bie Rusia.

Pjesa e katërtë


6.
Sa të jetë toka dhe dheu .Detet e tija, do të jenë Mesdheu. Nuk e zgjodhët ju.
Por yjet dhe qielli.Visaret e tij. Dielli dhe Energjia.Feja e tij.
Feja e shqiptarit- shqiptaria.Profeti i ri erdhi.Viset e tija, janë nga Iliria.