POEMA E SË SHTUNËS Petro Sota


Se si iku,

kjo e shtunë,

pa u kuptuar fare,

Në mëngjes herët,

më zgjoi në dritare,

Si një vajzë e ndrojtur,

troket si me dyshim,

Duke lënë emocione,

që në kujtesë të rrinë.

Ndoshta m’u duk mua,

se më thirri sot,

Se pishinat dhe bregdeti,

janë mbushur plot,

Prandaj të shtunat vijnë

për të shkuar diku,

larg streseve,

dhe zhurmave,

që janë këtu.

Më duket se kjo e shtunë,

më shpejt po vrapon

Mbi trena,

mbi makina.

në autostradë,

mbi avijona fluturon,

dhe s’mund të ndalet,

si një ditë e lakmuar

për bregdetin,

dhe ne malet.

Buçasin motorët,

dhe gomat rrëshqasin,

Orët dhe minutat,

më shpejt kohën masin ,

Rënkojnë rrugët,

nga trafiku i rënduar,

Sikur të jenë në garë

një çmim për të fituar.

Janë mbushur plot,

plazhet tani,

Ndërsa dielli,

pa kontratë,

dërgon nxehtësi,

Një vend për të gjetur,

është pak si è vështirë,

Ndërsa në rërë,

zemrat e pikturuara

valët i kanë fshirë.

Rëra e butë,

e imët,

ka marrë ngjyrë të zbehur,

Por psherëtimat nga shikimet,

diku rrinë fshehur,

Nga trupat e femrave,

të zhveshura kur rrinë,

vetëm valët e detit,

këto të fshehta i dinë.

Siluetat e femrave,

si nëpër sfilata,

duken gjatë bregut

të holla,

të gjata,

Me biondet dhe ezmeret,

sa bukuri në plazhe,

Nëpër trup i shikon,

lloj, lloj tatuazhe,

Ndërsa,

si dy foka,

pranë meje në rërë,

rrinë shtrirë duke ngrënë,

aty gjatë e gjërë.

Një anije turistike,

nga Venezia vjen,

Ndalon pranë bregut,

dhe lehtë fishkëllen,

Pushuesit i përshëndeti,

Ndërsa,

një turiste e bukur,

si sirenë deti,

rrinte mbi shezlong,

sikur flinte gjumë,

Disa valë manjetike,

dërgoi ajo tek unë.

Arratisen mendimet,

pas turistes,

nga shkëlqimi,

Dhe më digjnin mua,

si xixa saldimi,

vështrimet e saj,

si silurë nëpër det,

Më tërhiqnin nga pas,

sikur një magnet,

Hijen t’ime atje dërgoj,

që të isha më pranë,

Disa rreze më lëshoi,

që tek mua ranë,

Por i padukshëm,

si një hije isha unë,

më kapi trishtimi

më mbyti

si një lumë.

Se s’mund t’i fliste,

hija e ime asaj vall,

Por qëndronin pranë e pranë,

një hije,

me një të gjallë,

Dhe menjëherë,

një variant u gjend,

Do të rrinin të dy,

ashtu si në legjendë,

Truri im,

tek truri i saj dërgonte sinjal,

Me anijen

do të udhëtonin,

dhe jo me kal.

Një fllad të lehtë,

e pruri vetë deti,

Nga vala që dallgëzonte,

si në gjumë më gjeti,

Dhe në shpirt më hyri,

si një sinfoni,

Çfarë ndjeva atë çast,

qe kënaqësi,

Bukuria femërore,

disa ethe m’i pruri,

Si aparat robot,

fotografonte truri.

Mbasditja po më ngjante,

si murgeshë e lajthitur,

Me një diell të nxehur,

që mezi e kish pritur,

Dhe lëshohet si e dehur,

me epshe turbulluese.

poshtë trupave të shtrirë,

një rërë përvëluese,

Por vetëm në det,

mund të rrije,

Në rërë piqej buka,

pesëdhjetë gradë.

në hije.

S’doja që të ikja,

si një i dënuar,

Por aty dukej,

se çdo gjë kish mbaruar,

Nga kjo fushëbetejë,

që të gjithë rrinë shtrirë,

sikur hashash,

gjysmat kishin pirë,

Nga nxehtësia,

si të dehur rrinë,

Ndërsa dielli bombardonte,

si rusët në Ukrahinë,

Me trupat lakuriq,

të skuqur në rërë,

pa gjak,

të shtrirë gjatë e gjërë.

Me një qiell të pastruar,

pa një re diku,

Por dhe deti pa dallgë,

ishte gjithashtu,

Më dukej normale,

kjo ditë e shtunë sot,

Me të gjitha të tjerat,

në harmoni të plotë.

Edhe pulëbardhat,

nuk kishin munguar,

Në rërën e lagur,

me fëmijët duke vrapuar,

Hidheshin si në cirk,

mbi detin blu,

Vraponin mbas fëmijëve,

duke luajtur gjithashtu.

Nuk ishte një ëndërr,

kjo që unë po shikoja,

Por,

me mendimet e mija,

diçka po ëndërroja,

Edhe pse atë çast,

rrija si i përgjumur,

Për turisten e bukur,

që diku,

kishte humbur.

Pa u kuptuar fare,

dielli kishte shkuar,

I lodhur,

përvëlues,

dhe ai për t’u freskuar,

Si një disk i madh,

mbi det po binte,

Ndërsa mbrëmja e vonuar,

si një amvisë,

po vinte.

Por aty,

një nga një,

po braktisej bregdeti,

Turistja e bukur,

në mëndje më mbeti,

Më të apasionuarit,

mbetën për në fund,

Unë po shihja për atë

por se pashë më,

asgjëkund.

Po ikja edhe unë,

pa një trofe të fituar,

Si një i plagosur,

që s’kishte luftuar,

Me çadrën në një dorë,

që e tërhiqja zvarrë,

si një i sëmurë

nga plagët,

që kisha marrë.

Dikush,

një mikun të tij,

për diçka po i fliste,

Për lajmin e çuditshëm,

që asnjë se priste,

Për qeverinë Draghi,

që dorëheqje kish dhënë,

Kështu ai po thoshte,

dhe shante,

nëpër dhëmbë.

Po e mendoja edhe unë,

por kjo s’ishte çudi,!

që një ditë të shtunë,

të rrëzoj një qeveri,?

Pse vallë sot.?

S’kishte ditë të tjera,

Se java ka shtatë,

Po pse o senator,

Për të shtunën e latë?.

Ishin pyetje,

që bëheshin nga truri,

Mendimet bluheshin,

si në një mulli guri,

Nuk mund të di,

asgjë më shumë,

Mbase këshilli europian,

në rezolutë e vuri,

negociatat për Shqipërinë,

s’qe ditë e shtunë.

Por ishte e veçantë,

kjo ditë e shtunë,

përvëluese,

e turbulluese,

që mbeti tek unë.

Prandaj kjo sot për mua,

se ka dhe ditë të tjera java,

por të shtunat i dua,

Mos flisni më për të,

sidomos kjo sot,

Se është e mbushur,

me mistere plot.

Në ballkonin e apartamentit,

pas pak u gjënda,

Trupi mu drodh,

kur pashë aty brënda,

Me dritat vezulluese,

në pishinë po vështroja,

Turisten e bukur,

por s’mund ta besoja.

Si vajzë e pikëlluar,

një gjethe në ujë ra,

por në kujtesën t’ime,

shumë mall,

brënda ka.

Me çfarë shënjë e oroskopit, ?

po ikën kjo e shtunë,

Akoma s’po e di,

çfarë po ngjet tek unë,

Një rasti i veçant,

njëherë mund të ndodhë,

Por, truri im sot,

Si një lëmsh m’u mblodh.

Ç’do të ndodhë më vonë

as vetë nuk e di,

Ndoshta kjo e shtunë,

më ka bërë magji,

E mbushur do të jetë nata,

plot me mistere,

Turbulluese,

magjiplote,

si një natë,

e paharruar vere.

Do më marr malli,

për të shtunat kështu,

Me mendime,

që s’përmbahen,

por fluturojnë kuturu,

Që vijnë dhe ikin,

me kujtime të trazuara,

Por,

edhe si fantazi,

mbeten,

të paharruara.

Jesolo korrik 2022.

About Post Author