Poetë- Adriana Kongjini Bala


Gëzuar Poetë”

Shkruaj poet me penën tënde,

Shkruaj për botën dhe për fëmijë,

Shkruaj për yjet dhe çke në mendje,

Shkruaj për të ardhmen që pret të vijë.

“Derdhe “ me penë bardhësinë e zemërës,

Jepu kurajo dhe zgjo dashuri,

Hapi sytë atij që I “bie “femërës,

Të gëzojë veç fëmijë edhe liri.

Mere penën poet shkruaj për ata prindër,

Që me shumë mundime të ritën dhe ty,

Me lot në sy të përcjellën si “dimër”,

Dhe ikën me kokën mbas pér ku nuk e di.

Shkruaj poet për fusha për male,

Po vjen behari dhe kanë bukuri,

Dielli ndrin dhe lule çelin në vale,

Vajza anës detit këndon për dashuri.

Gëzuar Poet pena mos shteroftë,

Jeta me “dallgë” kudo nëpër botë,

Shkruaj për luftë që zoti e pushoftë,

Bukurin e pranverës populli gëzoftë.