Poetët dhe poezia-


AUTORE: AFËRDITA HADAJ

***************************

Poetët……..qëndisin,me penën e artë

Qëmtojnë porsi bletët,lulet me nektar.

I bien botës rrotull, me syrin shqiponjë

Mbledhin halle brenga,dhe gjerdan i shkojnë.

Ndër vargjet e tyre, jeton toka qelli

Djelli hëna yjet, dhe gjithë universi

Jetojnë malet fushat, detet oqeanet

Natyra e bukur,që vargjet nuk ndalen.

Aty do gjesh dimrin, vjeshtët dhe pranverën

Me ngjyra ylberi, e ngjyejnë gjithmon penën

Për hallet dhe dertet, e njerëzimit sotë

Poetët shërojnë, çdo dhimbje dhe lotë.

Poetët…..me emër, me talentë të rrallë

Qëndisin -qëndisin me gurë diamantë

Poetë të nderuar, në vargje,shpirtin derdhni

Gëzuar,ditën tuaj, ju yje universi