Poetët-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Flladi veçon kornizën e teksteve,

Era e gjetheve…………… në poezi,

Zemra është një mjet “festiv”,

Dua tju them: “poet” jeni shumë të mirë.

Heshtja lind nga e vërteta !..

Thellësia e shpirtit në sublim,

Në fund………………… të fundit ,

Ne shkruajmë për “lumturinë”.

Mëndjet tana përballohen me stuhitë,

Dhe shndërrohen në vargje çdo ditë,

Si mjalti në koshere na rrjedh frymëzimi,

Në buzët na shkëlqen shkëlqimi.

Të gjitha emocionet të lumtura,

Në pëndët shtatë gjyrëshe të ditëve,

Bota lulëzon ……….nga poezit,

Dritat ………në dritaren e poetit.

Fara e fjalëve mbillet në rreshta,

Gjelbërojnë fusha kodra e male,

Që planeti të jetojë i lumtur,

Toka të rrotullohet nga gëzimi.

Dikush duhet të japë për universin,

Poetët e shtrydhin mir limonin,

Kjo ZANË është e mrekullueshme,

Po shtriga ……….e pyllit e sulmon.

Rruga magjike do bëhet shkop,

E bota do ziej………… disa herë,

Dhe lumturia do kthehet përsëri,

Nga breshëri do kthehet në diell.

Le ta quajmë lumturi këtë integritet,

Gëzimin e lumturis, në oqeanin e zemrës,

Le të shkruajnë poetët për lumturinë,

Duke ndryshuar botën pak e nga pak.