“Poetët punojnë natën” përkthyer nga Irma Kurti


“Poetët punojnë natën” përkthyer nga Irma Kurti

Poetët punojnë natën
kur trysninë e kohës s’e ndjejnë,
kur zhurmat e turmës veniten
dhe linçimi i orëve fund merr.
Poetët punojnë në errësirë
si skifterët e natës apo bilbilat
me këngën e tyre më të ëmbël
e druhen se mos Zotin ofendojnë
por poetët me heshtjen e tyre
bëjnë shumë më tepër zhurmë
sesa një kube e artë me yje.

ALDA MERINI, Itali (1931 – 2009)

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Piktura: Nata me yje, Vincent van Gogh