Poeti amerikan Hiram Larew, përktheu Irma Kurti


HIRAM LAREW jeton në Maryland, SHBA. Poezitë e tij kanë marrë Çmimin e Letërsisë në Luiziana, Shiritin blu për Washington review poetry dhe janë nominuar katër herë për çmimin Pushcart. Krijimet e tij janë botuar gjithashtu në numrat e fundit të revistave Poetry South, The Brown Critique, Contemporary American Voices, Amsterdam Quarterly dhe Best Poetry Online. Ai ka marrë fonde si poet nga Këshilli i Arteve si dhe nga Kombet e Bashkuara për iniciativën e tij Poetry X Hunger, (Poezia kundër urisë) e cila inkurajon poetët të kontribuojnë në përpjekjet kombëtare dhe botërore kundër urisë. Ka krijuar gjithashtu Voices of Woodlawn, (Zërat e Woodlawn) një program me poezi, muzikë dhe art që hulumton historinë tragjike të skllavërisë në Amerikë. Hiram Larew bashkëpunon me Radion Klasike në Baltimore (91.5 FM) për të identifikuar poetë që prezantohen në programet e transmetuara gjerësisht prej saj.
Dr. Larew është profesor i lirë në pesë universitete të SHBA-së. Stili i poezive të tij është padyshim familjar, por jo vulgar. Ato tregojnë përvojën e gjerë të jetës së poetit. Vargjet shpalosin një konkretësi pasionante të përfytyrimit dhe aluzione të pasura. Atje gjen cilësitë poetike që prekin zemrën e njeriut. Gjallëria është cilësia më karakteristike e poezive që shpërfaqin emocione të forta dhe imagjinatë.

EJA MË PRANË

E pranoj, më pëlqen kadifeja,
ai stof i butë
Po, më pëlqen çdo gjë e mbyllur dhe
paksa e konsumuar ose
një dru me ngjyrë mjalti
Diçka që s’është perfekte, por tërheqëse

Më pëlqejnë fermat gjithashtu
sidomos nëse ngrihen në mjegull
duken si një dëshirë e largët
Sepse me siguri dikur kam qenë një kullotë
Po, duhet të kem qenë një shpirt lokal që
pinte nga përrenjtë shumë kohë më parë

Në të vërtetë nga të gjitha gjërat që më pëlqejnë më shumë
janë flokët e mbledhur mbrapa, praruar me shkëlqim
të ngjashme me një kalë ngjyrë gështenjë

Më pëlqen gjithmonë ardhja e vjeshtave
me batanije të mbështjella

Por le të kthehemi sërish në tokë…
Ajo që më pëlqen gjithmonë
janë dritaret e ndezura nga ngrica që i afrohen
biskut të hollë

HIRAM LAREW

PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA: IRMA KURTI