Poeti dashuron atdheun-Tyran Prizren Spahiu


Shtatmadhoria e Tij end vargjet

zbret shkronjat më të bukura të gjithësisë

fjalët e padëgjuara shkruan në dhomën e gjumit

jetëson ëndrrat në folenë e dashurisë

mbase sheh pik lot ne syrin e Tij

dije ujë nuk është, ndjenjat janë

ndonjëhere mbyllur ne vete mediton

bekuara zonjë janë këto çaste te frymëzimit.

*

Pas mesnate ftuar je pendën të shoqërosh

ngjiteni ndoshta në botën e Tij të pakuptimtë

kupton

është duke hedhur vargjet e përjetësisë.

*

Bashkë do lundëroni në botën e të bukurës

çaste këto kur vetëm është fizikisht

mendimet si mërgimtari i ka huazuar kohës

gëzuar qëndron në stuhinë e jetës

lagur i tëri, kërkon vend të ngrohtësisë.

*

SHQIPFOLËS

*

Ofro buzëqeshje, përafohu me dashurinë

ka nevojë për ty, Zotri i Bujarisë

poeti modest është, shumë nuk kërkon!

*

Ndonjëherë

koha sjellë padrejtësi në botën e tij

duron, kokën kthen, vazhdon

por ne rast se atakon në të Shenjtin Atdhe

me tërë urrejtjen, mllefin do të të ndjek matanë

këtë ai Premton, gjek do derdh për Vatrën e Dashur…