Poeti kurrë nuk vdes-Bilbil Murataj


Sepse vjen një ditë

Që edhe poeti do të vdesë,

Kocka brenda mund t’i tretet,

Por mbi tokë fjala do mbesë.

Poetit s’i humbet varri,

Përmbi të ka shkronja e fjalë,

Se poeti i thurr vargjet

Për njerëz, fusha, det e mal,

Poeti shkruan për lugina

Dhe për oqeane e dete,

Shkruan vargje për legjenda,

Poeti s’shkruan për vete,

Shkruan për kafshë e pyje

Dhe për zogjtë shtegëtarë,

Që kalojnë male e dete

Kufij e shtete në behar,

Poeti shkruan për të gjithë,

Për të rënë e për të gjallë,

Për kafshë të egra të pyllit

Dhe për shpendët grabitqarë,

Poeti shkruan dhe për lulet,

Ato që lëshojnë aromë,

Dhe për shkurre e për drurët,

Bar të thatë apo të njomë,

Çdogjë që syri i sheh,

Në vargje e kthen poeti,

Zemër e poetit është mal,

Shpërthen si një dallgë deti,

Ndaj poeti kurrë s’vdes,

Nuk vdes, se nuk i vdes fjala,

Poeti ndodhet kudo,

Është mali, deti, vala …