E cili nga poetёt qё njohim nuk ka thurur vargje pёr jetёn, pёr muzgun, pёr dhimbjet e tij dhe tё tjerёve, pёr ditёt qё la pas dhe pёr ato qё do tё vijnё ?
Pёr tё bukurёn, pёr femrёn, pёr ndjenjat dhe vazhdimёsinё e jetёs ? Kujt nuk i ёshtё dridhur shpirti nga malli pёr vendlindjen , pёr krenarinё qё tё jep origjina, pёr momentet e jetёs plot emocion ?
Poeti Llesh Gjoka me vargun e tij qё rrjedh natyrshёm dhe me sens filozofik pёr jetёn, rreket tё kёrkojё dhe tё gjejё rrёnjёt e lashta tё qytetit tё tij, tё identitetit tё tij, si bartёs i vlerave qё nuk humbёn nё rrjedhёn e viteve.
Si njё njeri i cili jetёn e ka mbushur me vepra qё peshojnё rёndё edhe vargjet e tij marrin njё ngarkesё tё veҫantё maturimi, plot me metafora dhe me simbolikё tё pasur, qё e bёjnё kёtё libёr tё ndriҫojё nga urtёsia e fjalёve dhe e verbit poetik.
Modest dhe i pёrulur para arritjeve tё tij, nё kёmbё pёrballё sfidave, poeti akoma ndihet i keqardhur pёr disa gjёra qё nuk i pёrmbush dot nё jetёn e tij:
Lumin Drin heshtak se bёra dot tё fliste ,/
as krillat nё shtegtim nuk mё krahmorёn me vete nё shtegtimin epik.
Nё poezinё e tij autori qёmton plot me sqimё dhe elegancё shumё dukuri tё jetёs tё cilat ai i ka pёrjetuar duke u dhёnё shpirtin e tij por dhe vargun e tij, shpeshherё tё prerё, lakonik dhe mesazhdhёnёs.
Nё gjithё kёtё udhёtim tё poetit, ai nuk lё pa shpёrfaqur nga brenda ҫdo ndjenjё dhe pёrjetim, mallin dhe dashurinё pёr vendlindjen dhe pёr gjёrat mё tё ёmbla tё jetёs, siҫ mund tё jetё dhe ajo qershija pёrskaj arёs me guralecё
Me tёrё pёrballjet dhe tё papriturat qё i sjell jeta, autori ruan njё gjakftohtёsi dhe njё gjykim tё kthjellёt pёr fenomenet qё trajton nё poezitё e tij.
Me njё stil lakonik dhe tё zhdёrvjellёt, arrin tё paraqesё forcёn e mendimit tё tij, tё vlerave qё pёrfaqёson nё jetёn e tij, tё cilat nuk do t’I humbasё por t’ua lёrё trashёgim brezave qё vijnё.
Nё gjithё kёtё proces jetёsor tё ndёrlikuar, autori arrin tё shprehё pёrmes vargjeve dhe tё prezantojё njё botё tё pasur me ndjenja, dhimbje, dallgё dhe emocione, atё qё ёshtё kryefjala e botёs:
E BUKURA , DASHURIA , nё tё gjithё universin e tyre.
Nё vargjet e tij lirike, tё ngjan vetja sikur je ulur nё breg tё gjolit tё rrethuar nga bari i gjelbёr bashkё me floҫkёn e bukur dhe shijon muzikёn e ёmbёl tё vargjeve dhe tё bukurisё sё jetёs.
Si Odisea qё mund tё marrosej nga zёri i ёmbёl i nimfave tё detit, ashtu dhe harmonizimi i vargjeve dhe ёmbёlsia e shumё ndjesive dhe botёs sё pasur tё poetit tё bёjnё tё humbasёsh nё fund detesh, magjepsur, freskuar por dhe gati gati verbuar nga gjithё ai shkulm ndjenjash dhe shprehish figurative plot me domethёnie dhe lirshmёri.
Poeti, me njё botё tё pasur shpirtёrore dhe meditacion të thellë flet , vargёzon, kёndon, vallzon e jeton me vargun duke dhuruar muzikalitet dhe vlerё artistike.
Dashuria pёr poetin ёshtё njё ndjenjё e thellё por nё njё moment tё jetёs ajo mund tё kthehet edhe nё njё brengё:
Nesёr nuk e di/ Njё pёllumb tё bardhё a do ta lёshoj pёr ty/ Mbase mund tё jem fatlumi/ nё paqe tё bie, nё dashuri me ty.
Poeti ёshtё njё vёzhgues i hollё, zëdhënës dhe aspak i heshtur i realitetit tё kohёs. Vargjet e tij shpesh herё kanё brenda dhimbje, trishtim qё vjen nga pёrjetimi I disa dukurive qё na kanё bёrё tё jemi shumё tё ndjeshёm siҫ ёshtё braktisja e tokёs mёmё, paragjykimet, atdheu nё udhёkryq, tjetёrsimi i vlerave morale etj.
Autori nuk mund tё rrijё dot pa perifrazuar ngjarje dhe dukuri negative qё e shqetёsojnё. Ai i vё nё dukje ato por edhe reagon e dёshiron qё njerёzit tё mos i harrojnё vlerat pozitive. Tё mos vrapojnё pas interesit dhe pas dukurive qё sjellin shkatёrrim dhe braktisje, mall dhe lot, dhimbje dhe trishtim.
Poetin e shqetёson tё qёnit manekinё, njerёz pa nerv dhe pa njё shpirt revolte ndaj tё keqes.
Diku tjetёr ai shpreh padurimin e tij tё ligjshёm pёr rrugёn e gjatё nё kёrkim tё lirisё:
Duke pritur e pritur pa fund/
E pamё veten tё thinjur, gjysёm tё vdekur
Autori me vargun e tij vozit e lundron me ёndrrat dhe idealet e tij pёr njё botё sa mё tё bukur.
Pse jo, tё shndёrrohet nё njё Migjen qё ngriti zёrin pёr njё botё tё re .
Do tё luajё me dallgёt , me ёndrrat , tё nuhasё trёndafilin , tё shijojё diellin , t’u gёzohet fёmijёve si Arlekino, etj.
Nё rrugёt e jetёs dhe pse mund tё marrёsh plagё duhet tё ngrihesh , tё ecёsh , tё mos ndalesh. Sepse jeta pёr poetin ёshtё njё mision pёr tё vazhduar pa u ndalur nga vёshtirёsitё , pёr tё vazhduar i paepur si nё rёnie edhe nё ngjitje , si nё nё luftё a nё paqe , nё errёsirё apo nё dritё .
Ashtu si Orfeu qё plot me pasion i binte lirёs duke thuruar vargje tё mahnitshmё qё hipnotizonte njёrёzit kudo nёpёr udhёtimet e tij dhe udhёtimi poetik i poetit Llesh Gjoka i qaset kёsaj qёnie mitologjike, duke arritur tё krijojё njё botё tё bukur paralele rreth tij larg zymtёsisё sё realitetit. Kёshtu me vargjet e tij i kandis lexuesit me mёnynё e njё shije tё hollё artistike.
Tё ulemi me plot delikatesё dhe kёnaqёsi pёr tё lexuar vargjet e poetit sepse bota jonё sё brendshmi do tё mbushet si njё lumё i gjatё, me njё shushurimё tё ёmbёl kёngёsh dhe mallёngjimesh.
Duke patur nё dorё kёtё vёllim poetik tё mёsuesit dhe poetit Llesh Gjoka, jam e sigurtё se do tё lexohet me njё frymё dhe do tё kemi se ҫfarё tё flasim pёr tё .
SUKSESE RRUGЁTIMIT TЁ LIBRIT ME POEZI: “SHENJAT E MUZGUT”!
Autori:T.Malshi