Poeti-Sheqere Sina Ozuni


Poeti.

Poeti s’e duron padrejtësinë.

Dhimbja në shpirt zbut planetin.

Dhimbja bën dritë errësirën.

Dashuria e bën qiell poetin.

Zemrën shtrëngon e plagën mjekon,

largon etjen, flak trishtimin.

Kërkon paqen për njerëzimin.

Si mulliri që s’pushon,

poeti flet, poeti rron,

me shoqërinë bisedon,

paqe zemra i kërkon.

Dielli zbret i mjekon plagët,

dhe shëron shpirtin që qan.

Është poeti hy i largët,

që askush dot rob s’e mban.

Shpirtin fal edhe jep shpresë.

Ëndërrat, yjet e ndihmojnë.

Padrejtësia le të vdesë,

shpirt i bukur të jetojë.

Shpirti i bukur s’ gjen qetësi,

zhytet detit, në thellësi

rri shqiponjë mbi çdo shkëmb,

dashuron çdo shpirt që dhëmb.

Ndaj ai i lutet diellit,

Të zbresë engjëjt prej qiellit.

Tufë pëllumbash nis lëshon,

në çdo shpirt kur kuvendon.

Zëri i tij i tij ngrihet ne qiell,

dhe mbi tokë lind vetem diell.

Data -05.08..2023.

Autore :Sheqere Sina Shqipri

te drejtat jane tè Autorit !!!