POETI
Sa mirë të jesh poet,
Të mbesin kujtimet
Ato të vjetrat
Në pergamene të shkruara
Kujtimet e kujtuara
Ato yjet lart në qiell
Mbi retë atje
Shihen që shndritin
Sa mirë që ndriçojnë
Në errësirë
Sonte shihen mirë
Nesër s’dua të më thoni
S’je poet i mirë.
