Poeti:Sherife Allko


POETI

Ecën poeti ….

Ecën tërë ditën rrugëve të Tiranës

Me libra nën sqetull e diellin mbi kokë.

Troket derë më derë të minilibrarive,

Mos ndoshta ndonjë libër shet .

I ngopur me grosh dy herë në javë,

Një pjatë pilaf,e një thelë mish fundjavë

Kursen poeti ndonjë kacille, ti mbetet në xhep .

Me to të botojë librat e tij me vlerë!

Në të ëmblën shtëpi vonë kthehet .

Mbas një maratone ditore nëpër librari .

I lodhur, i përgjumur,

tek tuk me një njollë në rroba nga urbanet e tejmbushur .

Tek dera e pret shikimi i vrazhdë i gruas së vet .

I iku jeta plot vuajtje e sekrete të fshehura në shpirtin e rënduar.

S’di kujt t’i hapet, e s’di kujt t’i besoj,

Enigma të mëdha e stërmundojnē .

Kur pi një gotë raki,lotë nga sytë i pikojnë

Vitet bëjnē punën e vet,dhe tek ky poet .

Teksa e sheh duke ecur me hapat e tij të ngadaltë e thinjat mbi kokë .

Mbyllur në shpirt vitet e jetës, me halle e derte plot !…

About Post Author