Poetja Irma Kurti nderohet me titullin “Dama e Urdhrit të Dante

Alighierit”

Poetja shqiptare Irma Kurti nderohet me titullin “Dama e Urdhrit të Dante
Alighierit”. Ky titull i akordohet nga Republika e Poetëve e themeluar nga
Enciklopedia Poetike, Wikipoesia. Republika e Poetëve, një projekt kulturor, një
komb i vogël i krijuar sipas karakteristikave të autonomisë dhe të pavarësisë
krahasuar me shtete, ente apo organizata të tjera në mënyrë më poetike i përket
realitetit të hapësirës digjitale dhe të Mendimit njerëzor. Ajo synon të kremtojë
krijimtarinë njerëzore, të vlerësojë poezinë dhe poetët si dhe të njohë poezinë si
shprehje të njerëzimit.
Urdhri i Dante Alighierit është krijuar për të promovuar përhapjen e poezisë
italiane në botë dhe në veçanti gjenialitetin e Dante Alighierit. Promovuesi i
iniciativës është Renato Ongania (ish-themeluesi i Enciklopedisë poetike).
Poetja shqiptare është fituese e mjaft çmimeve prestigjoze në Itali. Në vitin
2020, për kontributin në fushën e poezisë, i jepet titulli “Akademike dhe Presidente
Nderi” e Enciklopedisë Poetike. Në 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga
Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 nderohet me çmimin “Ambasadore
Evropiane” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Lecce për arritje të rëndësishme në
fushën e letërsisë. Në të njëjtin vit emërohet Ambasadore për Shqipërinë nga
Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari. Është gjithashtu anëtare e
jurisë e disa konkurseve letrare në Itali si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Itaca”
në Spanjë.

About Post Author