Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Kanada


Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Kanada

Përmbledhja me poezi titullohet “Love, you don’t know” dhe mban logon e Shtëpisë Botuese Ukiyoto

Një tjetër sukses për poeten dhe shkrimtaren shqiptare me banim në Itali, Irma Kurti. Botohet përmbledhja e saj poetike me titull “I dashur, ti nuk e di”, nën logon e Shtëpisë Botuse Ukiyota në Toronto të Kanadasë. Ky është libri i saj i shtatë në gjuhën angleze.
Përmbledhja përmban 70 poezi që ndahen në katër pjesë: “Në një livadh ëndrrash”, “Magjia e dashurisë”, “Dhembje” dhe “Qielli im i melankolisë”. Poezitë zbulojnë emocione dhe ndjesi në momente të ndryshme të jetës së autores: gëzim dhe lumturi, melankoli dhe trishtim.
Lajtmotivi kryesor përfaqësohet nga nostalgjia për vendin e origjinës dhe dashurinë, kjo e fundit në kuptimin e saj më të gjerë dhe universal. Gjithçka rrjedh me një ritëm të shpejtë në një përditshmëri të furishme që nuk jep kohë për të menduar as për veten dhe e cila na vë shpesh përpara sfidave të mëdha.
Vargjet janë të shkruara me një stil të thjeshtë dhe të rrjedhshëm; ata rreken të zbulojnë kompleksitetin e ndjenjave njerëzore. Fjalët mbërrijnë lehtësisht dhe drejtpërdrejt te lexuesit. Ato fokusohen në çastet e përditshme, dashurinë si dhe bukuritë e natyrës. Poezitë e shoqërojnë lexuesin në zbulimin e vendeve të afërta dhe të largëta, por më tepër në një udhëtim të brendshëm për të njohur shpirtin, ndjenjat dhe emocionet.
Irma Kurti ka botuar njëzet e pesë libra në gjuhën shqipe, shtatëmbëdhjetë në italisht dhe shtatë në anglisht. Po ashtu, ka përkthyer 10 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Veprat e saj janë botuar në USA, Kanada, Itali, Rumani, Kosovë dhe Filipine.

About Post Author