Poezi-Blerta Basha


Me flladin e pranverës plot aromë,

Erdhe ti e ëmbla ditë e çdo poeti,

Plot cicërima zogjësh e këngë bilbilash

Shkruajnë poezitë më të bukura të shpirtit.

Me penën e blertë sot çdo poet shkruan,

Për ty e dashura poezi,

vargje s’i nektari i luleve,

Të ty gjejnë ngrohtësi e dashuri në jetë,

Se ti je shoqja më e ngusht dhe e vërtetë.

Ne të dyja bashkë çdo hall kemi qarë,

Si për gëzime dhe hidhërime të njerëzisë,

Po ti kurr nuk më tradhëtove e dashura ime,

Por gjithmonë qëndrove besnikja e gjithësisë.

Te ty gjej qetësinë e shpirtit tim sa herë,

Se ti më sjell veç buzëqeshje në jetën time,

Dhe ndonjëherë kur më kap trishtimi,papritmas,

Të shtrëngoj fort në gji ty e dashura poezia ime.

Ti me ke mësuar si të jetoj e lumtur në jetë ,

Dhe unë gjithmonë të kam dëgjuar me zemër,

Ndonjëherë kur ndjehem e mërzitur në shpirt,

Të ty vi shkruaj varg dhe t’i ma kthen prap, buzëqeshjen..

Ne të dyja i qajmë hallet gjithmonë,

Siç i qanë fëmija me nënën e tij,

Ti kurr vetëm nuk më ke lënë,

Oj e ëmbla ime të ty gjej qetësi.

Te gjithë poetët ty të adhurojnë,

Dhe gjithmonë shkruajnë vargje,

Pa poezinë dot nuk jetojnë,

Ti shëron plagë e mbyll halle!

Te gjithë poetët ty të adhurojnë,

Dhe gjithmonë shkruajnë vargje,

Pa poezinë dot nuk jetojnë,

Ti shëron plagë e mbyll halle!