Poezi-Donike Rrethej


Se nji burrë t’don ….

nuk t’qëllon ,

se nji burrë t’don t’len edhe me ikë,

dashnija asht respekt nuk asht frigë.

Kush nji herë t’bjen,ka me t’ra gjithmonë,

Grue prej kësaj doret ik sa nuk asht vonë,

mos lën lulet mbi vorrë me tu lulëzue,

as trupin me gjak e dheun me t’mbulue.

Ti Grue nep jetën , largon natën ,zbardh ditën,

krijesë e mrekullueshme prej kur t’lindën e t’rriten.

Ti meriton respekt ,dashni e jetë,

burrë m’nep dorën t’eci me ty ,

mos ma vraj zemrën , mos m’nxij n’sy,

( due veç tandin respekt ,tanden dashni ).

Unë jam n’mij Gra ….mij lule sot qi kërkojnë Jetë,

( MERITOJ DASHNI ) e ma shumë RESPEKT.

STOP VIOLENCËS KUNDËR GRAVE .

( e dhunës n’përgjithsi ).