NËNË TEREZA, HYJNI E NJERËZIMIT!
O shqiptarja, Nënë Terezë!
O flamur dritë, o flamur ndezë,
Në vargjet e mia, Ti do të mbetesh,
Si hëna që i lë vendin diellit, në mëngjes…
O Hyjni, o engjëll mbrojtës i lirisë!
Si pishtar ndriçues Ti rrezaton,
Cep më cep botës i re deri në Indi,
Tash fluturon mbi qiell si shqiponjë!
Të gjetëm vonë o dhëmshuri,
Se donin të të zhduknin pa nam e nishan,
Është bekim i zotit, mirë që të gjetëm tani,
Si emblemë lumturimi tash do të mbajmë.
Si një film pa mbarim Nobelisten gjetëm,
Në sytë e saj plagët e njerëzimit,
Si dallëndyshe shtegtoi, në stinën e vjeshtës,
I ndrit shpirti, Nënës rreze Dielli.
Misionarja e paqes lirisë e fesë,
Shënjtorja, u gjet në Kalkutë tuj shëru plagë,
Mirë që të gjetëm, o hyjneshë,
Nën sënduk do ruajmë fjalët, si farmak.
O Perëndeshë e bukurisë, Nënë
Terezë…!
Si një yll shëndrit cep më cep botës,
Papa Gjon Pali, me medalje ari të Lumturoi,
Si “Hyjni”, e “Shënjëtore”, do të kujtohesh.
Nexhbedin Basha
Shënim: Poezi e librit me titull “Ujvarë dashurie”, në proces botimi.