
Poezi nga Enxhi Drapi .
Shpirti shqiptar e ngriti flamurin,
Në emër të lirisë dhe shpëtimit,
Lufta e vështirë kish ndezur fitilin.
Shqiptarët nuk kishin tjetër rrugë veç fitimit.
Ata dhanë jetën për atdhe,
Për të shenjtën liri dhe pavarësi,
Flamurin kuqezi e, shqiponjën me dy kre
Rrënjosën mbi komb, më pas shkuan në përjetësi.
Sot përmenden me respekt dhe nderim,
Dëshmorët tanë që dhanë gjithçka për këtë dhe,
Në troje jetojnë përgjithmonë si kujtim,
Shpirti shqiptar rrënjosur për sa ka blerim.