Poezi-Gjyste Dodaj


Gjyste Dodaj

E di që nuk jemi të përhershëm
Dhe një ditë do iki nga kjo botë
Atëherë kupton se nuk jam më
Thur fjalë të bukura mbase dhe lot

Të heshtur qëndruam për shumë kohë
Dhe dashurinë për njëri tjetrin harruam
Nuk u afruam sa ishim në jetë
Un apo ti…..se di cili gabuam…

Dhe një moment fillo pendesa
Atëherë kur nuk ka më vlerë
Sa herë ke lënduar në këtë botë
Thuaj sa herë…. sa herë…..

Mendon se do jetosh në pafundësi
Dhe lëndimet të bëhen pasion
Ai që ikën në qetësi e paqe
Shpirtin tënd lëndon……