Robert Shkurti

Poezi haik
Lotët stalagmit
shkasin në pista faqesh.
Thika në zemër.
Ëndrra pranvere
lule që çelin dimrit.
Fushë bleruar.
***
Verigë plot lëng
të pi me etje rinore.
Dimër i vonuar
***
Valë ëndërrimtare
hap krahët pafundësisht.
Syhapur bregu.
***
Në ngjitje kohe
mas gradët e dashurisë.
Llavë vullkani.