Poezi Haik, shkëputur nga vëllimi poetik “Det i dehur”-Robert Shkurti


Poezi Haik, shkëputur nga vëllimi poetik “Det i dehur”

Robert Shkurti

Libri është kryesisht një ode mbi natyrën dhe mbi kohën që përsëritet, mbi dashurinë për natyrën, si një dekor i jetës sonë, në të cilën jetojmë së bashku. Por, ky dekor, në vargjet e Robert Shkurtit është në harmoni me gjendjet tona shpirtërore, me lumturinë, pikëllimin, humbjen, por, pse jo, edhe me rikthimin. I gjithë libri dëshmon për respektimin e disiplinës së këtij vargu aspak të lehtë, për aftësinë për të pikturuar një kuadër të gjallë natyre me shumë pak fjalë, ku çdo fjalë, çdo rrokje ka rëndësinë e saj dhe ku ritmi është gati i pandieshëm, por i pazëvendësueshëm. Ku nuk ndihet domosdoshmërisht nevoja e rimës, por ku ato tri vargje të kursyera 5-7-5 rrokëshe janë një imazh poetik që shprehin një botë të madhe.

Yjet e fshehur

meteorë të dashurisë.

Pendim i vonë

***

Retë e mpleksura

ndjellin duele zemrash.

Rrebeshe lotësh.

***

Flokë derdhurës

kacavirrem si shelg uji.

Rrënjët gërsheta.

***

Gjethet e verdha

tapet ceremonial

Vjeshta nuse,

***

Prag Krishtlindje

yjet ndizen hapësirës

Globi ngjyrosur.