Poezi-Halit Haliti


GJAKË ” MARRE “

Tokë e ndezur zjarr, e imja dhe e askujt

Duart e lyera me gjak shpirtin ma ke këput

Janë vëllezër pa hile një Nënë e një gjak

Shumë zënka të trashëguara,

Ju plas truri për të marr hak.

Deri këtu tek kumbulla,guri i mezhdës ka qenë

Me tapi nuk e kam,por baba ma ka lënë.

Të qetësohen gjakërat e ti flasim trurit

Na ka bërë një Nënë,mos të na mbuloj turpi

Varri nuk ka vendë për dy vetë e gjakë marre

Më fal o vëlla më fal, të mos dalim fare..!