ANILA BUKHARI është një poete nga Pakistani. Përmes poezisë së saj ajo përpiqet të jetë një fener shprese për fëmijët, duke ndërgjegjësuar për çështje aktuale dhe të rëndësishme. Puna e saj njësohet me njerëzit në mbarë botën, duke përhapur dashuri dhe shpresë. Përkushtimi i Anilës për të ndikuar pozitivisht përshfaqet në projektin e saj “Hope Flix”, i cili mbështet dhe u dhuron çaste të gëzuara fëmijëve të pastrehë. Vargjet dhe pasioni i saj për të mbrojtur ndryshimin e bëjnë atë një model frymëzimi.
PËSHPËRITJET E SHPRESËS

Melodia e ujëvarës, varkat në ëndërr, një vajzë
me macen e saj, duket sikur kërkojnë shpresë
duke rendur, prekur dhitë, duke gjetur qetësinë.
Në përqafime malesh shqetësimet gjejnë çlirim.
Fluturat kërcejnë në shporta me mollë të kuqe,
flokët e gjatë lëkunden, bari poshtë valëvitet.
Shpresa lind tek fëmijët e varfër për çdo natë
me një kurorë të ndritur shprese, sytë ndizen.
Mirënjohës ndaj Zotit për hirin e çdo momenti,
në një botë ku këpucët mungojnë, por këmbët
vazhdojnë të ecin. Të ushqejmë bekimet e jetës,
të gjithë ne, sepse shpresa qëndron brenda nesh.
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI