
POEZI
Nga Anila Toni Lushnjë
Vetёm atё çast
Sot..do nis të shkruaj…
Vetëm, atë çast
Kur të derdhen vetëm…lotët e ngrohtë
Kroi…nuk ka në mendje…të shterret…
Joo…nuk ka faj
As toka..as qielli..as dielli…as hana
Janë …të pafaj…krejt…krejt…
Ah…mendja, asht e turbullt…e turbullt
Përpëlitur …si një peshk …pa ujë…
E kanë pirë ujin …ujin e mendjes…
Mendja…nuk asht ma…ujore…
Koha ,është bërë shtëllung…shtëllung
Nuk e di
Për cilin të nis varg, në fillim…a në fund
Për fluturat e gjalla,apo…për fluturat e vdekura?
E të dyja …më dhimbsen , e dot nuk i ndaj
Të parat…
I duan t’i shohin…pa u lexuar fluturimin
Të dytat
I ballsamosin në koleksione …me gjilpërë në kokë
Por…kujtesa e dheut?
I përket…një kronike të myshkur, nga truri njerëzor
Hapu qiell…hapu…
Lëri…lëri shirat… të rrëzohen
Të fshijnë…myshqet e ngjizur në mur…
Hapu…hapu…
Dhe le të lexojnë, fluturën e gllëndur në gur
Të pyesin
Nëse…është e gjallë…apo e vdekur…
Ende e kam…si tatuazh në lekurë…
E fluturat
Janë në trupin tim …në timin trup, deri në deje
Po fytyra… ime?
Ah…po zbehet, po zbehen dhe gjethet e vdekura
Se çdo gjë e duan të bruzet, të dylltë
Fikin qirinjtë…,që i ndez cdo ditë
Flakët i fikin
Të kuptosh…se prap ka kohë, për tu mërzitur
Balada …e ëndrrave …ulet në qerpik
Urdherojnë kreshnikë …të me hapin sytë
Të shoh, ah… të shoh, trëndafilat e gjallë
Mëmësia
U dha bukurinë dhe gjëmbat…mos t’i prekësh
Mos…ta prekësh, mos ta shkatërrosh, të bukurën
Gjëmbat ,le të shpojne…derisa helmi,gjak të dalë
Shperthejnë lotët…qielli, shpërthen shirat
Midis dy lumenjve
Trupi …mes një lumi… ,shpirti anës, një lumi
Dhe …në te njëjtën pikë …rrjedhin…
Lumi i Bardhë…dhe lumi i Zi…
Sa frikë nga lumenjtë?
O njeri!!!
Po të hyj në lumë …me hartën e së keqes
Mbytuni , fundosuni, njësh llum-llumi
Flutura të vdekura, apo…flutura të gjalla?
Njëra në lekurën time…tjatra në fluturim qielli
Zëri …vetëm thërret
Kërkoj pluhurin…gjethen e ullirit
Të shëtis…vetëm, për shpirtin tim
Të zbehet e keqja…të shfaqet, vetëm Diellimi
Kam frikë
A shuhet zjarri me lot…a shuhet zjarri me shira?
Dëgjoj zërin e lumit
Lumit të Bardhë, që endet në damar
Zërin e lumit …e kanë urdhëruar, të më marr
Flutura të gjalla ,apo… flutura të vdekura?
Midis Qiellit dhe Tokës…do qëndrojne, mes meje
Deri…
Sa të kuptojnë…dëshirën e fundit…
Shkëputmeni nga …Toka… shkëputmëni
Dhe në metamorfozë… të kthehem, në Flutur
KA DITЁ
Ka ditë ,që nuk flas me njeri
Me njeri…ka ditë, që nuk flas
Në këtë hapësire, rrjeta , fjalësh memece
Nuk jam, por jam dhe bëhem
Letrës i rëndon vargu…boja…fjalët…
Në një trupnajë e tëra, e tëra, ajo poezia
Heshtja…mpin… të paevitueshmen
Kur, nuk të lexojnë
As letrën, as zemrën, as shpirtin ,as poezinë
Dhe fshij
Me një fasho reje…pasi i lutem…i lutem
Të fshij
Krejt cfarë kam shkruar, a ngrirë në duar, grusht e kam
Të fshij si një dallgë
Krimbat ,që ecin …ecin si zvarranikë në toknajë
Ata shfaqen dhe kur ka ditë dhe kur nis, një natë
Nuk flas
Dhe me kë të flas…nuk kam…nuk kam
Të gjithë flasin
Para syve , prapa shpine, ngjitur deri nën lekurë
Flasin …me celularët
Shohin vetëm celularët …unë vetëm mureve u flas
E cdo faqe muri
Nis të thotë , faqet e palexuara…të jetës së vet
Flas me perdet
E më rrefejne si lindin erërat dhe kush i nis rrufetë
Flas me dritaren
Portë hapur dite-natë…shoh pafundesinë
Flas me pemët
Gjethe rrëzuar ,rrugët ,lulet ,diku rrëzuar nje violin
Dhe nga zani im
Rrëzohen fjalët…rrëzohen muret…rrëzohen trarët
Më ndodh
Të flas me librat…me erërat …me pasqyrën
Si mike
Vetëm ajo fshin bojërat, maskat e sheh krej t tanden …fytyrën
Por ,nuk zgjas të flas
Para pasqyrës ,të ankohem ,të nis të monologoj
Se di
Ajo e di, më shume se unë
E nëse të vërtetën e fsheh ,vjen tek unë gërvishtja
Më shpesh
Flas me gjumëfjeturit ,trupi brenda tokës i patretur
Dhe ah…shpirti
Shpirtezuar në shpirt krejt , të bardhë , ngjitur pas qiellit
Me shpesh… flas
Flas me lulet e ankohem se nuk i kuptojnë, nuk i lexojnë
Ankohen
Njëra pas tjetrës
I këputin e dinë se edhe ato frymojnë, degjojnë, jetojnë
Ulem në gjunjë
I përkedhel,i ledhatoj, i prek si flutura të hutuara , të bardha
Të zgjohen
Bashkë me Diellin , i ujis me grushtin, që mbledh lot
Ndonjëherë flas
Me pëllumbat, të nisin fjalë qiellore, qiellit t’i thonë
Ndonjëherë
Nuk dua të mposhtem, të mposhtem , nuk dua
E në lutje i drejtohem …vetëm Zotit
Dëgjomë…dëgjomë…