
E tashmja
Rruga për më tutje
jo gjithmonë të çon te më e mira.
Gjithashtu jeta e kaluar
nuk është gjithmonë humbje
por një rrugë
që ndonjëherë të çon brenda
meditimit
dhe vlerave
të së tashmes.
Melankoli
Ndonjëherë bie shi i butë
që mezi dëgjohet ose aspak.
Ashtu si ndonjëherë bie shi fjalësh
ose mendimesh
që shfaqen nga një e kaluar
që reziston
për të mos u harruar.
Strehë
Jo vetëm shtëpia
ofron mbrojtje dhe strehim.
Ndonjëherë dëshira ëndërron
për një strehë më shumë
sesa thjesht një gur.
Marrë nga libri “Lulja jetëshkurtër e kohës”, i poetit me famë botërore GERMAIN DROOGENBROODT, botuar nga Shtëpia Botuese “Lena Grafic”, Prishtinë 2023. Libër i përkthyer nga IRMA KURTI