Paralajmërim
Duket sikur qielli
diç kërkon të thotë me nxitim,
pika shiu bien si daulle në çati.
Njerëzit i dëgjojnë
pa ua vënë veshin aspak.
Qielli është shumë larg.
Heshtja e mëngjesit
Dita e re agon me zërin e mëllenjës.
Mbi supet e maleve
shfaqet qielli blu,
mendimet pa rrudha;
dëgjohet vetëm
tingulli i heshtjes këtu.


Marrë nga libri: “IMAZH QIELLI” i poetit GERMAIN DROOGENBROODT botuar në Prishtinë, 2022, nga Shtëpia Botuese “Lena Grafik”. Libër i përkthyer nga IRMA KURTI