Poezi nga Hussein Habash – përktheu Irma Kurti


UNË E PASHË ATË

Ishte ëndërr apo realitet?
Nuk e di …
Por unë e pashë atë me ngjyrat
e pranverës,
në male dhe në lumenj,
tek të korrat dhe nëpër pemë.

Isha aq i gëzuar!
Me rreze drite bëra një buqetë,
e lidha
me fije flokësh gri
dhe shkova drejt saj pa ngurrim.

HUSSEIN HABASH, KURDISTAN, 1948

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI
Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT

“Detaj”, pikturë nga Issmat Abdulkader